Pas rikonfirmimit si kancelare e Gjermanisë, Angela Merkel ka nisur negociatat politike për krijimin e një koalicioni të ri qeveritar. Mund të duhen javë, ndoshta edhe muaj deri sa bisedimet te konkludojnë.

Sipas mediave vendase, Blloku i kristiandemokrateve po zhvillon takime me CSU-në, Demokracinë e Lirë dhe të gjelbrit. Gjasat janë që të jetë ky grupim, i etiketuar si ‘koalicioni Xhamajka’, i cili do të drejtoje Gjermaninë në katër vitet e ardhshme.

Gjate një konference për shtyp, të hënën, kancelarja nuk i mbylli derën ish-partnerëve të SPD-së të cilët deklaruan dorëheqjen nga koalicioni. Ajo tha se edhe pse në opozite, dy partitë do të mbeten në kontatkt të vazhdueshëm.

Të vetmit të përjashtuar plotësisht nga mundësia për koalicion qeverisës, janë ekstremistet e djathtë të cilët pas më shumë se 60 vjetësh u rikthyen ne Bundestag.

Megjithatë, Merkel besohet se do të jetë në një pozitë më të vështirë përgjatë këtij katër vjeçari si pasoje e një koalicioni të gjere që pritet të krijohet dhe qëndrimeve të Partisë Demokracia e Lire, e cila është kundër propozimit të Presidentit francez Emmanuel Macron për një reformim të Eurozonës dhe unifikimin fiskal të vendeve të bllokut.

Tv Klan