Përbërësit:

125 gr çokollatë e zezë

1 e verdhë veze

130 gr miell

50 gr sheqer

50 gr gjalp

1 bustinë vanilje

Pak maja për ëmbësira

Përgatitja:

Fillimisht shkrijmë çokollatën duke e bashkuar me gjalpin.

Në një tas tjetër bashkojmë të verdhën e vezës me miellin, majanë dhe vaniljen. I shtojmë dhe çokollatën e shkrirë.

E trazojmë me një lugë druri për të krijuar një masë uniforme dhe më pas punohet me duar.

Hapeni brumin e krijuar në mënyrë që të krijohet shtresë e hollë dhe me pas me fromën e përzgjedhur presim biskotat.

I vendosim në një tepsi ku kemi shtruar më parë një letër furre. I fusim më parë rreth 10 minuta në frigorifer, që të ruajmë formë. Më pas I fusim në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë për rreth 15  minuta.

Kur të jetën gati i nxjerrim nga furra dhe i lëmë për të ftohur. Biskotat tuaja tashmë janë gati për tu servirur./tvklan.al