Përgatitja – 40’, Pushimi – 30’, Pjekja – 15’, Vështirësia – e mesme.

Përbërësit për 4 persona:

125 gr miell

125 gr sheqer

100 gr bajame të qëruara

30 gr pluhur kakao

100 gr çokollatë fondente

Përgatitja:

Grini lajthitë dhe bajamet bashkë me sheqerin në një mikser, sa më hollë (butonin e mikserit shtypeni me ndalesa). Në një enë zini brumin e biskotave me bajamet dhe lajthitë e grira, sheqerin dhe gjalpin e zbutur në temperaturë ambienti. Shtoni miellin, të cilin e keni përzier më parë me kakaon, por mos e punoni shumë gjatë. Mbështilleni brumin me qese kuzhine dhe lëreni të pushojë për 30 minuta në frigorifer.

Hapeni brumin në një sipërfaqe gatimi të pudrosur me miell, në një petë me trashësi rreth 1 cm. Me ndihmën e një forme rrethore për prerjen e brumit (ose me një gotë) prisni brumin në rrathë me diametër 1.5 – 2 cm dhe shtypini pak me dorë. Vendosini rrathët e marrë në një tavë të lyer me gjalpë dhe të pudrosur me pak miell (ose shtroni letër furre) dhe piqini në 160oC për 15 min. Lërini të ftohen plotësisht dhe hiqini nga tava. Lëreni të vaket dhe kur të fillojë të ngrijë, hidhni nga një pikë në gjysmat e biskotave. Ngjisni pjesën tjetër menjëherë dhe lërini të ngurtësohen si një e vetme.

/tvklan.al