Biskotat e Shën Valentinit janë ëmbëlsira në formë zemre, të mbushura me reçel luleshtrydhe që shkrihen në gojën tuaj, si dhe janë mjaft të lehta në përgatitje. Një pjatë tepër interesante dhe e shijshme për ditën tuaj të dashurisë.

Përgatitja:

Vendosim në një sipërfaqe të rrafshët miellin në formë grumbulli , në mes vendosim gjalpin e prerë në copa të vogla (kubike) më pas shtojmë vezët dhe sheqerin pluhur i përziejmë në mënyrë homogjene duke përgatitur brumin.

biskota 1

Pasi e përgatisim brumin e mbulojmë me një letër alumin dhe e lëmë për rreth 30 minuta në frigorifer.

Pasi brumin e kemi nxjerrë nga frigoriferi, e hapim me anë të një okllai në një trashësi 2 ose 3 mm.

biskota 2

Më pas i presim zemrat me anë të formave dhe për çdo zemër duhet të kemi prerë edhe një tjetër në formë më të vogël në mes, në mënyrë që të krijojmë boshëllëkun për ta mbushur.

I sistemojmë biskotat në një tepsi, ku më parë kemi vendosur letrën e pjekjes dhe më  pas i mbushim me reçelin e luleshtrydhes.

biskota 3

I vendosim më pas në furrë me 170 gradë dhe i lëmë për rreth 15 minuta duke qenë të kujdesshëm në mënyrë që të mos marrin ngjyrë kafe të errët.

Pasi i nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen, i hedhim sipër edhe pak sheqer pluhur./tvklan.al