Bizneset vijojnë të paguajnë taksa të larta doganore si pasojë e çmimeve të referencës. Ankesat janë bërë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në një takim me drejtoren e përgjithshme të doganave.

Ata kërkuan që si bazë në pagesën e tvsh-së të merret fatura e mallrave dhe jo lista që kanë doganat, e cila sipas tyre nuk është rifreskuar prej kohësh.

Një tjetër problem  për sipërmarrësit janë dhe vonesat në pikat doganore ku ata duhet të bëjnë skanimin e kontenierëve.

Skanimi i kontenierëve i është dhënë me koncesion firmës S2. Për këtë shërbim biznesi paguan 22 euro për çdo deklaratë doganore, ndërsa buxheti i shtetit i jep për vit konçesionarit 8 milion euro, si subvencion për përjashtimin e fasonëve, mallrave transit dhe uljes së tarifës fillestare nga 39 në 22 euro./ TV KLAN