Siguria ushqimore është një nga çështjet më të ndjeshme në Shqipëri, por ky shqetësim ka prodhuar një përplasje mes bizneseve, Laboratorit Shtetëror të Veterinarisë dhe një emisioni investigativ.

Konstatimet e analizave të Institutit Shqipatr të Veterinarisë se ka një përqindje të madhe të vajit të palmës në nënproduktet e qumështit të 6 kompanive, ka bërë që këto biznese të deklarojnë se do të hapin çështje penale kundër prishjes së imazhit të tyre.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka hapur një hetim administrativ, ndërsa 6 sipërmarrësit e mëdhenjë thonë se kanë dyshime se analizat janë falsifikuar.

/TV KLAN