Ndryshe nga viti 2015-të kur shoqatat e sipërmarrësve kritikuan aksionin antiinformalitet për gjobat dhe penalizimet që u bënë në masë ndaj tyre, tashmë bizneset kërkojnë sjellje korrekte të inspektorëve tatimorë. Gjatë një takimi me drejtoren e tatimpaguesve të mëdhenj, disa prej sipërmarrësve e cilësuan sjelljen e tatimorëve si dashakeqëse.

Enkelejda Pipa, drejtore e bizneseve VIP në tatime tha se vizitat që tatimet bëjnë në dyert e bizneseve janë reduktuar ndjeshëm, ndërsa plani është që në të ardhmen ndërmarrjet e mëdha të kontrollohen nga zyra e tatimeve.

Shoqatat e biznesit mbështetin nismën e qeverisë për futjen në skemën e TVSH-së të tregtarëve të vegjël. Ata thonë se kanë presion për të lëshuar mallra pa faturë, ndërsa ka edhe nga ata sipërmarrës që i lëshojnë vetë mallrat pa faturë duke dëmtuar konkurrencën e ndershme. /Tv Klan