Biznesi ngre shqetësimin për rishfaqjen e fajdeve në Shqipëri, një fenomen ky i evidentuar nga një vrojtim i  Bankës së Shqipërisë, nëpërmjet të cilit sipërmarrjet sigurojnë financime në rrugë të tjera jo bankare.

Pas një analize të bërë me bizneset, kreu i Konfederatës Shqiptare të Industrisë, Gjergj Buxhuku thotë se  sipërmarrjet janë të detyruara të gjejnë para në mënyra të tjera për shkak se sistemi bankar shqiptar nuk ua plotëson nevojat.

Përfaqësues të biznesit e quajnë sistemin bankar shqiptar jo konkurues dhe për këtë bëjnë përgjegjëse Bankën e Shqipërisë.

Sipas kreut të Konfindustrisë, sistemi bankar shqiptar është treguar i paaftë të mbështesë projekte dhe për të gjetur zgjidhje ai thotë se Banka e Shqipërisë duhet të rrisë efektivitetin dhe të zbusë burokracitë.

Teksa fajdet po lulëzojnë, biznesi thotë se Banka Qendrore nuk duhet të rrijë indiferente.

Tv Klan