Nikolin Jaka

Ende pa nisur aksioni i shtatorit kundër evazionit fiskal dhe informalitetit, sipërmarrjet në vend kanë shprehur shqetësimin lidhur me sjelljet e inspektorëve gjatë ushtrimit të kontrolleve paraprake. Kjo ankse në emër të tyre është përcjellë nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka.

Ai thotë se reagimi i sipërmarrësve ka qenë i ashpër pasi janë ndeshur me inspektorë që janë të predispozuar vetëm për të gjetur shkelje ligjore që më pas të kenë mundësi për pazare me binzneset.

Ndërkohë në një dalje për mediat Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj ka deklaruar se synimi kryesor i aksionit të qeverisë kundër informalitetit është mbrojtja e konsumatorit dhe sipërmarrjes dhe jo shpallja lufte ndaj biznesit.

Edhe një javë na ndan nga aksioni i shtatorit ku qeveria thotë se do të trokasë derë më derë për të luftuar informalitetin. Nisja është lajmëruar të jetë nga biznesi i madh dhe vip, por s’do mbetet pas edhe biznesi i vogël. Informaliteti në vend sipas Ministrit të Financave Shkëlqim Cani është në masën 50%, duke përfshirë këtu edhe moslëshimin e kuponit tatimor. Në finalen e aksionit të shtatorit qeveria ka deklaruar se synon të arkëtojë 330 milionë USD të ardhura.

Tv Klan