meteGjobat e vendosura bizneseve nga 1 Marsi deri në 31 Gusht të vitit 2013 do të falen. Projektligji që parashikon faljen është miratuar në komisionin e ekonomisë vetëm me votat e mazhorancës. Nga ky projektligj do të përfitojnë të gjitha bizneset të mëdha apo të vogla, të gjobitura në të drejtë apo në mënyrë abusive, pasi kriteri i vetëm i vendosur për faljen është afati kohor kur është marrë gjoba.

Me kërkesë të mazhoranës për të njëjtën periudhë kohore do të falen edhe gjobat që kanë marrë biznesi i vogël. Të gjithë ata që i kanë shlyer tashmë këto gjoba do të rimbursohen në masën 100% .  Efektet e këtij projektligji parashikohet të shtrihen Brenda një periudhe 5 mujore. Në votimin e projektligjit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, opozita nuk mori pjesë.