Telefonat celularë të prodhuar nga firma BlackBerry nuk janë zhdukur përfundimisht nga tregu dhe madje është prezantuar modeli më i ri i tyre i quajtur KeyOne.

Këtë radhë BlackBerry i ka dhënë fund kritikave ndaj tastierës së ngurtë pasi e ka kthyer atë në një të tillë multifunksionale të përshtatshme për versionin Android. Thuhet se ky telefon do të kushtojë rreth 549 $.

Ja disa veçori të tij:

1.Mbi tastierë gjendet ekrani 4.5 inch me një rezolucion të shkëlqyer 1620×1080

2.Telefoni është i pajisur me procesorin Qualcomm Snapdraon 625, një çip që mund të gjendet dhe në pajisjet që kushtojnë 200 $

3.Bateria e fuqishme prej 3505 mAh

4.Ka sistem operimi versionin më të fundit Android 7.1 Nougat

5.Tastiera është lehtësisht e përdorshme për çdo shkronjë i përgjigjet një aplikacioni për shembull “S” për Snapchat./tvklan.al