Turqia është e vendosur të avancojë marrëveshjen për blerjen e një sistem të mbrojtjes raketore nga Rusia, pavarësisht shqetësimeve të NATO-s.

Duke folur të mërkurën në Ankara, presidenti turk  Rexhep Erdogan tha se do të vazhdojë të marrë masat e sigurisë që ai i sheh të arsyeshme.

Presidenti tha se vendi i tij zgjodhi sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 te Rusisë, sepse kompanitë perëndimore nuk ofruan asnjë alternative te qëndrueshme.

Megjithatë, zyrtarët e NATO-s kanë shprehur pakënaqësi për blerjen e raketave të papajtueshme me sistemet e aleancës.

Recep Tayyip Erdoğan – Presidenti i Turqisë 

“Ata janë çmendur vetëm sepse kemi bërë një marrëveshje për S-400. Çfarë duhej të bënim, të prisnim përgjithmonë? Ne po marrim dhe do të marrim të gjitha masat paraprake dhe do të kujdesemi për veten”

Me ushtrinë e dytë më të madhe të aleancës, Turqia ka një rendësi të madhe strategjike për NATO-n, për shkak të afërsisë së saj gjeografike me Irakun, Sirinë dhe Iranin.

Por marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Europiane janë krijuar gjatë muajve të fundit.

Ankaraja është veçanërisht e zemëruar për mbështetjen e Uashingtonit ndaj luftëtareve kurdë që luftojnë kundër Shtetit Islamik në Siri planeve për një shtet të pavarur të Kurdistanit.  

Një ditë më parë, duke folur në parlamenti europian, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker  u tregua i ashpër me Turqinë, për të cilën tha se po largohet me hapa të mëdhenj nga Bashkimi Europian.

Tv Klan