Prokuroria e Korçës pushon hetimet për çështjen e vjedhjes së votave ne zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Është vetë organi i akuzës që njoftoi mediat se kjo çështje nuk është më objekt shqyrtimi për shkak të ligjit të ri të amnistisë të miratuar së fundmi nga parlamenti.