honey-bee-food-colony-collapse-537x405Në aeroportin e Hamburgut, nivelin e ndotjes së ajrit e masin bletët.

Dhe kjo përcaktohet fare thjeshtë, duke analizar në laborator përbërjen e mjaltit të tyre.

Ekspertët e gjigandit europian të prodhimit të avionëve Airbus kanë ngritur disa koshere në hapësirën e gjelbër përreth pistave të aeroportit.

Bletët që kanë gjetur strehë në to, grumbullojnë pjalmin e luleve që gjenden përreth, në një hapësirë prej 12 kilometrash katrorë.

Ekspertët thonë se sëbashku me pjalmin e luleve, ato mbledhin edhe kokriza të substancave të ndryshme që mund të jenë grumbulluar nga ajri tek lulet.

Këto substanca indentifikohen më pas në analizat e mjaltit në laborator, të cilat kryen sipas standarteve europiane të ushqimit.

Deri më tani, thonë ekspertët e mjalti i prodhuar nga bletët e aeroportit ka qenë brenda standarteve. Ndaj dhe niveli i ndotjes së ajrit në hapësirën e aeroportit është brenda normales.

Mjalti gjithashtu nuk shkon dëm. Çdo vit, bletët e aeroportit prodhojnë 160 kilogram mjalt dhe kjo sasi përdorët për prodhimin e ëmbëlsirave, që u shpërndahen më pas në avion, pasagjerëve.

Tv Klan