Policia e Vlorës ka arrestuar një 32 –vjeçar për falsifikim dhe shpërndarje të parave false.

Simon Mirtraj kishte shkuar për të furnizuar makinën e tij me naftë, por shitësi kishte dyshuar se kartëmonedha 20 euroshe që i kishte dhënë të ishte e falsifikuar.

Për këtë arsye ai ka njoftuar policinë.

Agjentet e krimit ekonomik e ndaluan në piken e karburantit dhe e pyetën se ku e kishte marrë kartëmonedhën.

Përgjigjet e tij nuk i bindën dhe për këtë arsye ata e kontrolluan imtësisht.

Ne trup iu gjeten 73 kartëmonedha me vlerë 1460 euro, të gjitha të falsifikuara.

Menjëherë ndaj tij është marre masa e arrestit dhe kanë nisur hetimet për falsifikim dhe shpërndarje të parave false.

Blutë e Vlorës sekuestruan edhe mjetin e tij “Jeep”.

Një grup i posaçëm po vijon hetimin në përpjekje për të zbuluar personat e tjerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Dyshohet se kartëmonedhat false mund te jenë prodhuar ne Shqipëri, por nuk përjashtohet mundësia që ato të jenë futur nga vende të tjera./Tv Klan

makina