kerni

Një buxhet më të lartë dhe vlerësim financiar për artistët më të mirë. Këto janë dy nga kërkesat që Ilir Kerni, Drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit, shpreson që në sezonin e ri artistik të gjejnë miratim.

Sipas Kernit, këngëtarët, balerinët apo instrumentistët për perfomancat e tyre më të mira nuk mund të mjaftohen vetëm me duartrokitjet e publikut.

Për sezonin e ri që do të ngjisë në skenë baletin “Arrëthyesi” dhe operat “Rigoleto” e “Romeo Zhulieta”, numri i ftesave do te jetë tejet i kufizuar.

Deri në pranverë, kur janë parashikuar projektet artistike, asnjë pllakë nuk do të lëvizë nga Teatri Operas dhe Baletit. Përgjatë vitit, u artikulua disa herë nga Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro, rikonstruksioni. Data e fundit e premtuar ishte në fillim të Janarit pas realizimit të projekt-zbatimit.

Tv Klan