Eri

Erikleda Dorezi – Gazetare:Prej dates 1 shtator policia do të nisë një tjetër fushatë për mbledhjen e gjobave të makinave. Burime zyrtare të policisë rrugore i thanë Televizionit Klan se të gjitha automjetet që kanë mbi 3 gjoba të papaguara, do të bllokohen”.

Kushdo që përdor automjetet duhet të kontrollojë nëse ka ose jo gjoba të papaguara, pasi në të kundërt rrezikon që mjeti t’i bllokohet.

Prej së martës Policia Rrugore nuk do të tolerojë. Ajo rikthet me një tjetër aksion për të mbledhur gjobat e papaguara të makinave.

Kodi Rrugor, në nenin 203 të tij, parashikon që makinat që kanë qoftë edhe një gjobë të papaguar dhe që u ka kaluar afati i pagesës së saj pa kamatë, mund të bllokohen.

Sipas legjislacionit shqiptar nëse brenda tre muajsh pasi është bllokuar makina, gjoba nuk paguhet, automjeti del në shitje me ankand. Nga paratë e shitjes mbahet kuota e gjobës, ndërsa diferenca i jepet pronarit.

Burime të policisë rrugore thanë për TV Klan, se nuk do të ketë asnjë tolerim për ato automjete që rezultojnë me mbi 3 gjoba të papaguara.

Një vit më parë, në përpjekje për të mbledhur gjobat, Ministria e Brendshme vendosi të ndalojë qarkullimin jashtë vendit të automjeteve me gjoba të papaguara.

Tv Klan