Sheshi “Nënë Tereza” në kryeqytet vazhdon të mbahet i bllokuar në orët e mbrëmjes nga ora 19.00 deri në orën 24.00. Një vendim ky i marrë, jo nga Bashkia e Tiranës në fakt, e cila e ka nën administrim, por nga një vendim qeverie, e cila sanksionin, pa marrë opinionin e organit të qeverisjes vendore, se në këtë shesh që shërben edhe si një nyje e qarkullimit tejet të ngarkuar të kryeqytetit, ndalohet qarkullimi i automjeteve për një orar pik të trafikut siç është mbrëmja.