Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 130 tonë mish, pasi ka konstatuar se rezultonin të kontaminuara me salmonelë. Dy ngarkesat me nga 53.1 tonë mish me origjinë nga Brazili kishin destinacion tregun shqiptar.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thotë se veç këtyre dy rasteve gjatë vitit 2018, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kthyer mbrapsht 78.1 tonë mish të importuar nga Brazili.

Nga Janari janë analizuar mostrat e 178 ngarkesave, në total 4700 tonë mish derri, gjedhi dhe pulë nga të cilat kanë dalë jo konform 5 ngarkesa, ose 130 tonë prej tyre. 

/abcnews.al