Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ashtu sikurse disa prej portaleve të institucioneve më të rëndësishme të vendit u bllokuan këtë të diel, pas orës 21.00 të mbrëmjes.

Në një sqarim për gazetarët, KQZ tha se shkak është bërë rënia e sistemit të Autoritetit Kombëtar të Shërbimit të Internetit. Dyshimet janë se serverat e AKSHI kanë rënë pre e hakerave.

Jashtë shërbimi doli edhe portali i Kryeministrisë dhe i Ministrisë së Brendshme.Pas rreth dy orësh sistemi duket se është rregulluar, të paktën për disa prej tyre, pasi faqja e KQZ vazhdon të jetë e bllokuar. Aktualisht mësohet se vijon puna për të normalizuar faqen online të KQZ. /tvklan.al