Dhjetë ton marijuanë është bllokuar nga policia italiane në portin e Ankonës. Referuar medieve italiane thuhet se në port kishte zbritur një kamion i ngarkuar me materiale plastike.

Gjatë kohës që efektivët po kontrollonin letrat e kamionit, qentë e anti-drogës zbuluan sasinë rekord të drogës të kapur ndonjëherë në këtë port.

Policia thotë se droga është e cilësisë më të lartë dhe në pranga ka përfunduat drejtuesi shqiptar i kamionit. 

Kjo sasi e madhe e drogës është zbuluar në 8 shkurt, por sot (19 shkurt) është mësuar nga mediat e shtetit fqinj. “Tullat e marijuanë” ishin paketuar mirë, shkruajnë mediat italiane.

Mediat italiane sqarojnë se kjo është një tjetër ngarkesë nga ajo e kapur një ditë më parë, 7 shkurt, ku në një tjetër kamion u gjetën 8 ton marijuanë. Kjo sasi do të ndahej sipas ekspertëve në njëzet milionë doza./tvklan.al