Një sasi rekord kokaine është sekuestruar nga policia italiane në Brescia. Plot 22 kg janë bllokuar nga Guardia di Finanza si dhe mbi 60 mijë euro.

Fillimisht në pranga ka përfunduar një shqiptar 26-vjeçar me inicialet B.F. Ai është kapur duke drejtuar një automjet tip “Fiat 500”, ku kishte fshehur 6 kg kokainë. Të riut shqiptar i janë gjetur edhe disa çelësa apartamentesh.

Pas kontrolleve policia gjeti një garazh, ku në të ishte futur një tjetër automjet i bërë enkas për trafik droge.

DROGA 2

Droga, sipas policisë, vinte nga Evropa Veriore. Aksioni i policisë italiane në Brescia vazhdoi edhe më tej ku u zbulua një tjetër i ri shqiptar.

Në një apartament u kap 25-vjeçari shqiptari me inicialet AA. Brenda apartamentit policia gjeti edhe 16 kg kokainë. 26-vjeçarit policia i sekuestroi 15 mijë euro, ndërsa 25-vjeçarit mbi 45 mijë euro.

Droga ishte e cilësisë më të l;artë dhe nëse hidhej në treg kapte vlerën e mbi 2 milionë eurove. /tvklan.al