Bllokohet gomonia me rreth 2 ton kanabis, ishte nisur nga Shqipëria

Itali-I ftohti dhe ngricat nuk kanë penguar aspak trafikantët të nisin gomonet me drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Autoritetet e dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë kanë goditur një tjetër rast, Në një njoftim zyrtar policia e Shtetit thotë se ka njoftuar autoritetet e shtetit fqinj për një mjet lundrues të nisur nga Vlora.

Kështu në orët e para të ditës së martë autoritetet italiane kanë ndaluar rreth 7 milje në afërsi të Brindisit një skaf me dy motorë të fuqishëm. Mjeti lundrues kishte 1.9 ton kanabis.
Autoritetet italiane arrestuan dy trafikantët: italianin 47-vjeçar D.P dhe 25-vjeçarin nga Vlora B.H.

Nga të dyja anët vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik./ tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione








Të Lidhura

  • Juventus marshon drejt titullit

    Juventus duket se do ta mbyllë sa më shpejt çështjen e titullit. Torinezët fituan përballjen e javës së 33 me Genoan me rezultatin 4 – 0, duke shtuar pikët...
  • Rritet Euro

    Monedha e Euros ka pësuar ndryshime, pas zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Francë. Bëhet fjalë për rritje të vlerës, më e madhja që nga mesi i Nëntorit të...
  • Fitojnë ekipet e kreut

    Asnjë nga ekipet e kreut nuk dështoi në takimet e javës së 30. Kukësi mbetet i pathyeshëm në këtë kampionat. Skuadra e Ernest Gjokës mundi 4 – 1 Tiranën...
  • Përse duhet ngrënë lëvozhga e vezës

    Business Insider raporton se çdo vit, vetëm në SHBA industria e ushqimit është përgjegjëse për rreth 150 mijë ton humbje të lëvozhgave. Kur vjen puna tek vezët, lëvozhga padyshim që...