Policia greke ka bllokuar një kamion me targa shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës.

Në kamion sipas burimeve është gjetur marijuanë, dyshohet të jetë mbi 1 ton. Drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar ka braktisur kamionin dhe ka ikur me vrap duke tentuar të kalojë në tokën shqiptare.

Policia greke është në ndjekje të tij, dhe operacioni vazhdon. Konfirmohet që ka hyrë në tokën shqiptare drejtuesi i kamionit.

 

Lajmi në përditësim…