Kur një kuti e çuditshme me mbishkrimin “dy palë këpucë” mbërriti në Australi nga Europa Veriore, autoritetet kufitare vendosën ta skanonin me rreze X. Sigurisht që brenda pakos ata nuk gjetën këpucë, por një përzierje krijesash helmuese, si gjarpërinj, merimanga e akrepë, a thua se vendit nuk i mjaftojnë të tijat.

Në kuti gjendej gjithçka, që nga 2 tarantula gjigante braziliane, të famshme për ngrënien e zogjve, të 6 nëpërka helmuese. Ato u vranë pasi u zbuluan në Australi, ndonëse disa prej merimangave kishin ngordhur rrugës.

“Kushdo që pretendon se i do kafshët dhe mbyll zvarranikë e merimanga në një kuti të vogël e i dërgon me postë, nuk mund të ketë dashuri për ta, apo për Australinë”,

tha një zëdhënës i biosigurisë në një deklaratë për mediat.

Biosiguria në kufijtë e Australisë është diçka që autoritetet e marrin shumë seriozisht atje, në mënyrë që të mbrojnë biosistemin në vend.

Lista e zvarranikëve/merimangave që janë vrarë nga Departamenti i Agrikulturës dhe Burimeve Ujore që mbërrijnë në Melbourne nuk është e vogël.

Mbetet e paqartë se kush mund ta ketë nisur këtë pako të pazakontë drejt Australisë, ashtu sikurse nuk dihet identiteti i marrësit.

Ndonjëherë këto lloj speciesh përdoren edhe për qëllime mjekësore jo të sigurta, apo për kremra të çuditshme lëkure./tvklan.al