Për rreth dy orë banoret e Torovicës kanë bllokuar aksin Lezhe – Shkodër duke protestuar për mungesën e infrastrukturës në rrugë.

Gjate kësaj kohe mjetet devijuan trafikun nga rruga e vjetër në të cilën nuk është nderhyrë prej vitesh. 

Në proteste morën pjese edhe Prefekti i Lezhës  dhe kryetari i bashkisë Fran Frrokaj.

Protestuesit kërkojnë investimin në rrugën e vjetër e cila lidh rreth 6 000 banorë të Torovicës me superstradën  Lezhë – Shkodër. Kjo është dita e dytë e protestës së banoreve të Torovicës. /ABC News