Jurgeni, Nikolini, Fabjoni, Denisi, Alerti dhe vajza e vetme, Ema, janë të rinjtë që bashkë i bëri NASA. Studentë në fakultete të ndryshme nga informatikë ekonomike tek agrobiznes, ata i kanë vënë një objektiv vetes të jenë shqiptarët e parë fitues të maratonës së programimit që NASA organizon çdo vit dhe ku konkurrues janë nga e gjithë bota. Një nga sfidat e këtij viti për të cilën gjashtëshja shqiptare prezantohet me dy aplikacione është “Udhëtimi në hapësirë”.

Projekti i pagëzuar me emrin “Blue Odyssey”, i realizuar brenda dy ditëve, sepse këto janë rregullat e NASE-s deri më tani renditet i 17 në qindra projekte konkurruese. Që ai të hyjë në fazën finale, në pesë më të mirat, mjafton të hapë një llogari në “2017.spaceappschallenge.org” dhe të votojë për ekipin e “Blue Odyssey”,

Mundësinë për të qenë dëshmitarë të ngritjes së një anijeje kozmike dy vite më parë e patën shqiptarët e Kosovës me projektin “NatEv Explorer”.

Linku:

https://2017.spaceappschallenge.org/challenges/ideate-and-create/space-jockey/teams/blue-odyssey/project

 

Tv Klan