Ben Blushi e cilëson si fenomenin e çadrizimit atë që po ndodh këto ditë shkurti me bulevardin dëshmoret e kombit, me protestën e opozitës së sotme dhe atë çka ndodhi ne 2010 kur opozita e djeshme me të njëjtën forme bllokoi te njëjtin vend duke kërkuar hapjen e kutive te votimit.

Por kryetari i Libras thotë se ai vete brenda çadrës nuk ka qenë dhe nuk do të jetë ndonjëherë, ndërsa përveç emërtimit për këtë lloj proteste gjen si emërues te përbashkët mes tyre Lëvizjen Socialiste për Integrim, të cilën e quan si paterica e dy partive të mëdha.

Ish –deputetit socialist iu përgjigj Erjon Braçes, më të cilin debati kaloi edhe ne kufijtë e personales.

Blushi lëshoi të tjera akuza ndaj mazhorancës edhe për mbrojtjen, që sipas tij, po i behet ish –kryetarit të bashkisë së Kavajës./ TV KLAN