Pas një mbledhje me themeluesit e LIBRA-s, Ben Blushi fton palët të ulen sa më shpejt në një tryezë, për zgjidhjen e ngërçit politik, që sipas tij po kërcënon procesin zgjedhor.

Kreu i LIBRA-s i kërkon partive politike, atyre të vjetra, siç i quan ai, të gjejnë gjuhën e dialogut, pasi me qëndrimet e tyre po rrezikojnë mbajtjen e zgjedhjeve më 18 Qershor.

LIBRA, tha Blushi mbetet e vendosur të hyjë në zgjedhje, si e vetmja mënyrë për të ndryshuar pushtetin. Deri tani sipas kreut të saj kanë shfaqur interes për të kandiduar nën siglën e LIBRA-s 200 persona të moshave dhe profesioneve të ndryshme, që plotësojnë dy kriteret kryesore, nuk kanë problem me ligjin dhe asnjë lidhje me oligarkinë./Tv Klan

///

13:18/ Blushi: Duhet të mblidhet urgjent tryeza e partive

Deputeti i partisë LIBRA, Ben Blushi ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit me çdo kusht.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, Blushi kërkoi që partitë politike të ulen urgjent në një tryezë për zgjidhje,  pasi nuk ka më kohë.

Sot kishim një mbledhje të rëndësishme të LIBRA-s, dhe kemi filluar të marrim në shqyrtim kandidatët për deputet nga të gjitha profesionet.

Deri sot kanë sjellë kandidaturat 200 burra nga gjithë Shqipëria dhe gra dhe deri në fund t ëjavës se ardhshme do përfundojmë listën e kandidatëve të LIBRA.

Shpresojmë që duke filluar nga nesër palët të ulen në tryezë, pasi koha po skandon duke cenuar rëndë ingritetin dhe dinjitetin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Në qoftë se më pyesni sot ka shumë arsye pse zgjedhjet po cenohen, është konflikuatliteti i partive të vjetra, korrupsioni, frika nga drejtësia që po pengon reformën në Drejtës, Reforma në Drejtësi tregon zgjedhjet, dhe zgjedhjet Reformën në Drejtësi, janë të dyja pjesë e një hallke. Do ishte tragjike nëse shqiptarëve do iu sekuestrohet mënyra për të votuar dhe Libra është e gatshme të bëjë gjithçka.

Libra është e vetmja parti që deri më sot ka bërë propozimet e veta në parlament  për të përmirësuar Kodin Zgjedhor. Pavarësisht se partitë e vjetra s’po merren me ndryshimin e sistemit, por vetëm me bllokimin e zgjedhjeve dhe reformës në drejtësi, ne kemi vendosur të shkojmë në këto zgjedhje me çdo kusht. Jemi të gatshëm për të bërë gjithçka për të ndikuar në një tryezë të partive parlamentare mundësisht, pavarësisht kush e organizon atë, duke shkuar aty me opsionet tona. Është urgjente thirrja e një tryeze për të caktuar pjesëmarrjen e mundësisht të gjitha partive në zgjedhje”, tha Blushi./

tvklan.al