Kryetari i LIBRA, Ben Blushi ka folur pas përfundimit të seancën të Kuvendit për raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit.

Blushi është shprehur se kërkesa e LSI dhe PS është absurde dhe po sekuestrojnë të drejtën e shqiptarëve.

“Ajo që më shqetëson është se tre partitë e Shqipërisë po i sekuestrojnë shqiptarëve të drejtën për zgjedhjet”.

Kreu i LIBRA-s kërkesën e dy partive të majta për të shtyrë afatin e regjistrimit te koalicioneve e sheh si një shkelje ligjore që fsheh mosfunksionimin e aleancës Rama – Meta.

LIBRA e konsideron shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicionit si grusht shteti të partive në pushtet dhe të opozitës, që sipas saj sabotojnë institucionet për shkak të korrupsionit, dhe frikës nga drejtësia. 

/

tvklan.al