Çelja zyrtarisht e fushatës nga Partia Socialiste, që nisi me mbajtjen e Kongresit Zgjedhor në Durrës, nuk ka kaluar pa u komentuar nga kreu i Libras, Ben Blushi.

Në një postim në rrjete sociale, Blushi e konsideron atë “Kongresin e Papunësisë” dhe shprehet se premtimi për 220 mijë vende të reja pune është për të qarë e për të qeshur.

Sipas Blushit, në katër vjet rilindja punësoi vetëm banditë dhe zboi 300 mijë emigrantë të papunë.

“Të shohësh se si premtojnë 220 mijë vende pune pasi premtuan 300 mijë në mandatin e parë dhe zbuan nga Shqipëria 300 mijë emigrantë të papunë, është për të qarë e për të qeshur. Në katër vjet, Vëllazëria e Vesit, apo ndryshe Rilindja punësoi vetëm 20 banditë në parlament dhe nja 20 të tjerë nëpër bashki. Të besosh se këta mund të punësojnë 220 mije shqiptarë është njëlloj si të besosh se pas katër vitesh do kenë futur në punë gjysmën e Maqedonisë, pasi shqiptarët e Shqipërisë do ja kenë mbathur nëse këta vijnë prapë në pushtet!” 

/tvklan.al