Kryetari i LIBRA-s dhe deputeti Ben Blushi ka deklaruar se nuk do të votojë për Metën President dhe akuzoi kryetarin e LSI-së se po bëhet president i në kurriz të krizës.

“Kam pasur të drejtë kur kam thënë se kriza po hyn në krizë. Ilir Meta kërkon të zgjidhet President në mes të krizës, për shkak të krizës dhe në kurriz të krizës, për t’i ikur krizës”, tha Blushi në një postim në Facebook.

Ai tha se kur të gjithë duhej të lëshonim diçka për të lehtësuar peshën e anijes së Shqipërisë që po mbytet, Meta mori edhe atë pak pushtet që kishte mbetur.

“Ilir Meta u bë President nga frika dhe jo nga shpresa. Ilir Meta është Presidenti i Rilindjes dhe jo i Popullit. Është President i të shkuarës jo i të ardhmes. E si mund ta votoj? LIBRA voton vetëm të ardhmen”, tha Blushi. /tvklan.al