Kreu i LIBRA-s Ben Blushi në një konferencë live në rrjetin social “Facebook”, ka folur për arsyet pse në 25 qershor shqiptarët nuk duhet të votojnë Partinë Socialiste dhe atë Demokratike. Blushi tha se u ka një borxh shqiptarëve dhe kjo është një nga arsyet se pse duhet të votoni partinë e tij. 

Nuk kam menduar kurrë se në vitin ’91  Shqipëria do ishte një vend kaq shumë i rrezikuar. Ndaj arsyeja pse jam në këtë betejë është një borxh dinjitetit që iu kam shqiptarëve dhe qëllimi im është një rrugë e re pa kthim”.

Sipas Blushit të varfrit dënohen dhe të pasurit blejnë drejtësinë me para në dorë.

Kemi arritur në mes të fushatës zgjedhore dhe në respekt të gjithë atyre që mbështesin LIBRA dhe kanë paqartësi se kë do të fitojnë në 25 qershor dua të ndaj me ju disa çështje.

Së pari dua të them se këto zgjedhje janë jetike për Shqipërinë. Këto zgjedhje nuk do shkojnë do shkojnë për të zgjedhur një qeveri, por për të nisur një ndryshim të madh dhe ta fusim vendin në një rrugë të re. Nevoja për të ndryshuar rrugën tonë është një detyrim kombëtar dhe kjo është arsyeja pse LIBRA, dhe unë personalisht jemi në këto zgjedhje. Ne duam t’i japim vendin një qeverisje morale dhe 25 qershori është dita i duhur. Ne po kërkojmë votën morale të shqiptarëve kudo që jetojnë. Ajo që ndjen është se vendi ka nevojë për liri, punë dhe rrugë të re, të cilën karrocat e partive të vjetra nuk e kapërcejnë dot. Unë e ndjej se në këto zgjedhje do jetë një surprizë e vjetër. Shqiptarët do të dalin nga shtëpia dhe do të ndëshkojnë kastën e vjetër dhe për tu mbrojtur nga dhuna e vjetër”.

Blushi, i cili ka qenë një zë kundër gjatë gjithë seancave parlamentare ka thënë se asnjë shqiptar nuk do kaq shumë emigracion, korrupsion, pabesi, pesimizëm.

Ne sot jemi një vend i dëshpëruar, pa arsimuar  dhe vidhet më shumë se çdo popull tjetër dhe nuk po merr atë që meriton.  Megjithatë sepse jemi kaq të varfër dhe të dhunuar kemi kaq shumë arsye që në datën 25 qershor, ose Shqipëria të mund varfrin, ose varfëria të mundë Shqipërinë. Prandaj në 25 qershori në duhet të mbrohemi nga varfëria që e kanë mbjellë me qellim qeveritë.

A do ketë më pak kanabis, vende punë, më pak kanabis dhe krim nesh i rihapim një tjetër mandat Edi Ramës. A do ketë shkolla më të mira, para për spitale nëse ja japim votën Sali Berishë. Unë them se jo Shqipëria do shkojë keq e më keq

”.

Sipas Blushit Rama dhe Basha nuk po kërkojnë një mandat për ti shërbyer popullit.

Blushi tha se ka hyrë në garë për tu kthyer shqiptarëve një borxh, i cili është borxh dhe dinjiteti./tvklan.al