Kreu i Libra-s Ben Blushi, prezantoi kandidatët për deputetë për qarkun e Elbasanit. Ai sulmoi marrëveshjen Rama-Basha që sipas tij nuk është gjë tjetër veçse një manovër për të mbrojtur interesat e njëri-tjetrit.

Blushi kërkoi ndjesë që i premtoi Elbasanit si deputet i Partisë Socialiste 300 mijë vende pune, shëndetësi falas dhe taksa më të ulëta.

Blushi u shpreh se Libra do ta ndryshojë Shqipërinë me një strategji të qartë punësimi për mbi 100 mijë njerëz apo dhe rritje të asistencës në 17 mijë lekë për të varfrit./ TV KLAN