Kryetari i Partisë “Libra”, Ben Blushi, nga Vlora deklaroi se vendi nuk ka nevojë për qeveri teknike pasi e ka një të tillë. I vetmi premtim që ka mbajtur kjo qeveri teknike, sipas tij, është kanabizimi i Shqipërisë. 

“Kjo qeveri është qeveri teknike s’kemi nevojë ta zëvendësojmë me një tjetër është e rëndësishme të hyjmë në zgjedhje me standarde pozitive, të kemi votim elektronik”.

Në çadrën e ngritur për mbledhjen e firmave që do i paraqiten KQZ-së që Libra të hyjë në zgjedhje, Blushi tha se parashikohen që në pak ditë të bëhen rreth 10 mijë firma.

Mbledhja e firmave është shtrirë në të gjithë Shqipërinë, ndërsa në Vlorë procesi do të zgjasë vetëm dy ditë./ABC News