Deputeti, Ben Blushi në fjalën e mbajtur në seancën parlamentare paralajmëroi  se në rast se Kosova do të ndahet në veri, atëherë mund të rrjedhë si pasojë bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Pasojë kjo e arsyeshme dhe e vetme sipas Blushit në rast se ndodh ndarja në Kosovë.

“Dua të flas për një çështje që nuk është në rendin e parlamentit, por është rendin e Bashkimit Europian dhe të gjithë vendeve europiane dhe kjo është çështja e Kosovës. Ndoshta ky parlament nuk ka pasur kohë për të folur për atë që po ndodh sot për Kosovën. Dje në Komisionin e Jashtëm patëm një diskutim. Është e qartë që serbët duan ta nxjerrin Kosovën, apo më konkretisht veriun e Kosovës, Mitrovicën nga administrimi legal dhe legjitim i autoriteteve legale në Kosovë. Janë disa sinjale që na detyrojnë ta marrim më seriozisht atë që do të ndodhë në javët në muajt që vinë. Si fillim ishte ndërtimi i një muri, i cili e ka izoluar pjesën ku jetojnë serbët me shqiptarët në Mitrovicë dhe gjasat janë se qeveria e Kosovës e ka të pamundur për ta shembur atë mur. Nga muri vimë tek arrestimi i Ramush Hardinajt që ishte një sinjal përgjigje për klasën politikë në Kosovë, të cilat për fat të keq nuk kanë një mendim unik për çështje themelore që nga demarkacioni dhe deri tek arrestimi i Haradinajt. Për të mos folur për armatosjen e përditshme të civilëve serbë dhe treni i famshëm që do hynte në Kosovë dhe kryesosh për shkak të ndërhyrjes së ndërkombëtarëve u frenua. Projekti i Kosovës së pavarur si një shtet sovran ka dështuar kjo është ajo që duan të provojnë serbët.  Sot, ka një përpjekje për të ndryshuar rendin e gjerave dhe bashkë më ndryshimin  e rendit ndryshohen dhe kufijtë humbur.

Politikës sonë të jashtme i mungon parashikimi, nuk ka sens parashikimi, është si të thuash të luash basketboll pa dorë. Duke qenë e dobët Shqipëria sot nuk ka se si ta ndihmojë Kosovën. Investimi personal i kryeministri në Beograd sot nuk vlen asnjë gjë. Serbët nuk ia vlejnë miqësinë e çmuar që ofroi pa kushte. Ata mendojnë se e kanë këputur Shqipërinë që sot nuk mund të jetë një faktor në problemin e Kosovës. Shqipëria është aktori më i dobët sot në Kosovë. Parlamenti duhet të merret seriozisht me çështjen e Kosovës. Unë kam propozuar një rezolutë në komision të jashtëm dhe do ishte mirë që të merrej me të,të kishte rezolutë në kushtet kur nuk ka një qëndrim sepse diplomacia jonë sot duhet ta bëjë të qartë se ndarja e Kosovës, ndryshim kufijsh në Ballkan, do kishte vetëm një pasojë. Nëse Kosova ndahet në veri, atëherë pasoja do ishte bashkim i Shqipërisë me Kosovën, pasoja e arsyeshme dhe e vetme nëse kjo ndodh. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është i vetmi i arsyeshëm. Nuk do të ishte një Shqipëri e madhe por Shqipëri e re, jo e kërkuar nga shqiptarët por e provokuar nga të tjerët”.

/tvklan.al