Deputeti Ben Blushi nëpërmjet një reagimi në rrjetin social në “Facebook” shprehet se nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, situata në vend do të përkeqësohet se tepërmi.

“Na presin 4 vjet krizë e thellë, e cila sipas tij do të jetë me e keqe së në Rumani dhe Maqedoni” thotë Blushi.

Statusi i plotë:

KRIZA SHQIPTARE NUK DIHET KU MBARON

Tërheqja e deritanishme e shumicës së partive opozitare nga regjistrimi në KQZ është kërcënimi më serioz për zgjedhjet e 18 qershorit. Unë nuk besoj se ka hapësirë për marrëveshje pasi qeveria nuk është e ndërgjegjshme për pasojat e këtij vendimi dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të negociojë. Nuk mund të them nëse po shkojnë në një skenar rumun apo maqedonas por di të them se skenari shqiptar i krizave është zakonisht më i ashpër dhe më i rrezikshëm se kudo. Kemi përpara të paktën katër vjet krizë të rëndë dhe të paparashkueshme. Fundi i saj nuk dihet por një gjë dihet: më shumë shqiptarë do ikin dhe më pak shqiptarë do mbeten për ta zgjidhur në kohë. LIBRA do bëjë pjesën e vet duke ngjitur copat që po thyejnë partitë e vjetra./

tvklan.al