Ben Blushi paralajmëron një marrëveshje mes PS dhe PD, që sipas tij do të sigurojë që opozita të votojë për ngritjen e komisioneve të Vetting -ut dhe në shkëmbim, socialistët do t’i japin qeverinë teknike.

Skenari, sipas Blushit është duke u negociuar dhe do të bëhet publik jo më vonë se pas 2 apo 3 javësh, por Libra e tij nuk do të pranojë asnjë rol në të.

Lajmin për zhvillimet e pritshme politike, Ben Blushi e dha teksa lajmëroi se Libra do të regjistrohet javën e ardshme në KQZ si subjekt elektoral, pasi ka mbledhur rreth 10 mijë firma qytetarësh, nga 5 mijë të nevojshme për këtë proces.

Tv Klan