Kreu opozitar Lulzim Basha, përjashtoi nga lista e kandidatëve për deputet të PD, në zgjedhjet e 25 qershorit, Astrit Patozit.

Kryetari i LIBRAS, Ben Blushi ka reaguar në një status në profilin e tij në “Facebook” në lidhje me këtë përjashtim.

Statusi:

PËR KOLEGUN ASTRIT PATOZI

“Në mëngjes mora vesh se kolegu demokrat Astrit Patozi nuk do jetë në Kuvendin e ardhshëm. Astrit Patozin e kam patur kundërshtar, por megjithatë ishte nga njerezit e rrallë që e dëgjoja kur fliste. Besoj se parlamentit nuk do ti mungojë një demokrat më shumë por demokratëve të paktë në atë Kuvend do tu mungojë një mik më shumë. Megjithatë beteja vazhdon Astrit. Nëse e pranon do flas edhe për ty, megjithëse ti sdo jesh aty për të më thënë: Ben u mbyll ndërrmarrja, puntorët ikën në shtëpi”, shkroi Blushi./tvklan.al