Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi i është kundërpërgjigjur ish- ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, një ditë pasi kjo e fundit tha se do të nisë padinë për shpifje në drejtim të deputetit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Blushi shkruan se,

ERDHI DITA PËR LINDITA

Lindita Parsimi paska thënë, se nuk do më ndahet as në gjyq. E ka zakon. Bodigardit të vet që merrte 3 mijë euro për një vend pune nuk ju nda as në burg.

Ditët e fundit përplaset mes Blushit dhe Nikollës kanë qenë shumë të ashpra, edhe pse ish- ministrja Nikolla ka qenë gjithmonë në “shënjestër”  të kreut të LIBRA-s gjatë seancave të Kuvendit./tvklan.al