Ben Blushi pozicionohet pro përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të çuar përpara reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Teksa prezantoi programin për një republikë të re, kreu i Libras tha se nuk janë vetëm gjyqtarët e prokurorët të përfshirë në krim e korrupsion, por edhe emra njerëz të veshur me pushtet politik.

“A do ketë një listë të zezë për politikanët? A duhet të ketë një listë të zezë për ata që ndajnë për ditë paratë e krimit, të korrupsionit  të kanabisit dhe të koncesioneve në Shqipëri,” tha Blushi.

Zgjedhjet e 18 qershorit sipas Blushit duhet të sjellin ndryshimin që pret çdo shqiptar dhe që procesi të jetë i besueshëm duhet që të mos u besohet partive.

“Ashtu si të gjithë shqiptarët nuk duam që qeveria dhe elita e korruptuar e Tiranës të numërojë votat tona. Ne kemi kërkuar që në Shqipëri të ketë numërim elektronik,” tha ai. 

Ndër prioritetet e Libras janë rritja e minimimumit jetik, ulja me 20 për qind e çmimit të energjisë elektrike dhe për një president te zgjedhur nga Populli./ Tv Klan