Petrit Beqiri dhe Eliogert Ozuni  janë dy kandidatët që do të përfaqësojnë LIBRA-n, për Kombinatin. Në një takim me banorët  e zonës kreu i LIBRA Ben Blushi, tha se Kombinati ka mbetur zona më e varfër në Tiranë.

 “

Kombinati ka qenë nga pasuritë më të mëdha  që  kemi trashëguar pas viteve 90. Kështu e bënë Shqipërinë për  26 vjet  Saliu, Edi Rama, Ilir  Meta e me radhë. A dini gjë se kë keni deputete ju ne kombinat? A ju kanë ardhur ndonjëherë? Çfarë bëjnë ata kur vijnë tek ju ?Nga çadra s’keni asnjë deputet. Deputetët  e zonës tuaj kanë shkuar në parlament vetëm për të bërë dëme . Kanë votuar për  të mbushur Shqipërinë me kanabis, apo kanë votuar për ligjin e arsimit të lartë  si e si të lënë të rinjtë pa shkollë

”.

Gjithashtu Blushi hodhi serish akuza për klasën politike, e cila sipas tij po ve në rrezik jetën e shqiptarëve, të cilët  po konsumojnë ushqim, ujë dhe ajër të ndotur.

Tv Klan