Gjetja e një zgjidhje që të afrojë mazhorancën me opozitën për të zhbllokuar procesin e vettingut e me 18 qershor të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme ka bërë bashkë 18 ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ben Blushin e “Listës së Barabartë”.

Takimi u organizua nga Ambasada Italiane pa praninë e medias, por kryetari i LIBRA-s në përfundim te tij u tregoi gazetareve propozimet që ka shtruar ne tryezën e diskutimit.

“LIBRA ka propozimet e veta që i beri  publike dhe sot, sa i takojnë financimeve në fushatën zgjedhore, numërimit jo militant ose kufizimeve të tjera për ata që blejnë vota dhe çështje që lidhen me këtë proces dhe zgjedhja e Presidentit.”

Ben Blushi u shpreh se nuk mund të flasë në emër të ndërkombëtareve, por shpreson për një proces intensiv negociatash ditët ne vijim.

 “Deri sot komuniteti ndërkombëtar nuk ka negociuar për krizën. Do të shohim ndoshta ditët e ardhshme qe do jetë më aktiv, shpresojmë të jetë me aktiv për te afruar palët, që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme dhe që procesi i vettingut të shkojë përpara, të mos bllokohet dhe ti trashëgohet parlamentit të ardhshëm se do të jetë shumë më e vështirë.”

Pa praninë e opozitës në Kuvend komsionet për vettingun me pjesëmarrje të barabartë anëtarësh mes palesh nuk mund të funksionojnë ndërkohë që kjo vijon të qëndroje ne bulevard deri në plotësimin e kërkesës për qeveri teknike që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.  Nga ana tjetër kryeministri Rama ka deklaruar se do ta çojë në fund mandatin kushtetues dhe në zgjedhje do të shkojë dhe pa opozitën./ABC News