Deputeti socialist Ben Blushi, anëtar i Komisionit të Politikës së Jashtme ka shprehur rezerva mbi shërbimin diplomatik të vendit. Sipas tij, në diplomacinë shqiptare ka amatorizëm si rrjedhojë e përzgjedhjes jo të duhur të diplomatëve, madje dhe se në Shërbimin e Jashtëm, punojnë persona nga e njëjta familje.