Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, fushatën e tij derë më derë të quajtur “100 kilometra” e vazhdoi në Njësinë 8 në kryeqytet. Ai takoi pronarët dhe punonjësit e bizneseve të zonës së Pazarit të ri të cilëve u shpjegoi programin e LIBRA-s për uljen e taksave.

Gjatë ndalesës në një pikë karburanti, Blushi premtoi se LIBRA do ta ulë ndjeshëm çmimin dhe nuk do të lejoje më që shqiptarët të kenë naftën me çmimin më të lartë në rajon.

Një tjetër premtim i LIBRA-s është çlirimi nga taksat për 4 vjet për çdo emigrant që sjell në Shqipëri mbi 100 mijë euro dhe hap një biznes në vend.

Blushi tha se LIBRA do t’u japë emigrantëve të drejtën e votës si dhe do të kërkojë që në Parlamentin shqiptar të ketë një numër të caktuar deputetësh nga emigracioni./ TV KLAN