Kreu i Libras, Ben Blushi sulmoi ashpër dy partitë e mëdha për ligjin e miratuar të hënën në parlament lidhur me kohën televizive të partive në fushatën zgjedhore.

Sipas Blushit me këtë ligj Partia Socialiste dhe ajo Demokratike monopolizojnë të drejtën e kohës televizive falas për fushatat e tyre elektorale.

Blushi kritikoi ashpër marrëveshjen e 18 Majit, të cilën e quajti një pakt të bashkëqeverisjes mes PS, PD e LSI për të grabitur shqiptarët.

Tv Klan