Kreu i Libra-s, Ben Blushi, deklaroi nga Korça se, kjo që po ndodh me zgjedhjen e presidentit të ri është fyerje dhe poshtërim për shqiptarët të cilëve duan t’ju japin një president të pamerituar.

Blushi është një ata që ka propozuar që dy vjet më parë zgjedhjen e kreut të shtetit nga populli. Prej pak ditësh këtë opsion e ka përkrahur edhe kreu i opozitës Basha, por për socialistët tashmë nuk ka më kohë.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruci ka deklaruar nga Fieri se zërat që flasin për një përçarje të koalicionit PS-LSI, shumë shpejt do të zhgënjehen.

Tv Klan