3

Bluzat Polo do jenë kryefjala e pranverës së këtij viti. Stilistët janë rithyer tek vitet 70’’ dhe ky trend do jetë i pranishëm në dollapet e të gjithë të apasionuarve ndaj modës. Stilistë si Stela Mc Cartney dhe Miu Miu kanë  bërë pjesë të koleksionit të tyre, versione të bluzës Polo, duke i shtuar detaje të vogla, apo duke e kombinuar në mënyra të ndryshme.

4

Një bluzë e tillë  përshtatet lehtësisht  me xhinse apo funde të gjatë  dhe një kombinim i tillë përveçse është i rehatshëm, ju tregon gjithmonë modern.

Shfletoni galerinë për t’u njohur me bluzat që janë rikthyer në vëmendje këtë vit dhe do jenë trend i kësaj pranvere./tvklan.al