Dikur kanë qenë kundërshtarë në fushë, ndërsa tani Christian Panuçi dhe Erjon Bogdani do të bashkëpunojnë për futbollistët, të cilët nga U 19 mund të bëhen pjesë e Kombëtares A në të ardhmen.

Erjon Bogdani (Trajner i Kombëtares U19)

Ishte hera e parë që folëm qëkur u emërua edhe pse më parë kemi ndërruar edhe fanellat si kundërshtarë. Ai ka ardhur me një optimizëm dhe mezi pret që të fillojë punën.

Bogdani beson se Panuçi do të bëjë mirë edhe pse është i ri në rolin e trajnerit.

Erjon Bogdani (Trajner i Kombëtares U19)

Është një afrim pozitiv. Ai një trajner i ri dhe ka karakter. Panuçi ka luajtur me ekipet më të mirë në Europë

.

Kombëtaret e moshave janë furnizuesi më i rëndësishëm për ekipin e parë, një ndihmë për trajneri Panuçi.

Erjon Bogdani (Trajner i Kombëtares U19)

Unë, Xhemo apo Albani duhet të punojmë shumë për të afruar talente në ekipin e parë.

Christian Panuçi ka një përgjegjësi të madhe, pasi tani kualifikimi në Europian nuk është më një ëndërr, por objektiv i përcaktuar në kontratën e tij. Debutimi zyrtar do të jetë më 2 shtator me Lihtenshtejnin në shtëpi.

Tv Klan