Aeroporti i Rinasit po braktiset çdo ditë e më shumë nga udhëtarët. Këtë e vërtetojnë të dhënat e Institutit të Statistikave sipas të cilit numri i pasagjerëve për vitin 2014 është më i ulët se 4 vite më parë. Kjo pasi shqiptarët, për shkak të çmimeve të kripura zgjedhin rrugë të tjera për të udhëtuar jashtë vendit.